I dashuri i Malia Obama është anglez, çfarë do thotë babai për këtë?
Studenti që u kap duke shkëmbyer puthje pasionante me vajzën e ish-presidentit, Malia Obama para lojës së futbollit Harvard-Yale është një anglez.
Rory Farquharson ishte ndër më të zgjuarit në një nga shkollat më prestigjoze të Anglisë para se të vazhdonte studimet në Universiteti e Ivy League, Harvard ku po bën vitin e dytë.
19-vjecari publikoi një fotografi të tijën në Kembrixh vjeshtën e kaluar duke shkruajtur: “Ja ku filloi.”
Ai nuk e dinte që do merrte famë ndërkombëtare kur gjithcka u filmua sapo filloi të dilte me vajzën e Barack Obama.
Sipas Dailymail, ai është një lojtar i mirë golfi si dhe një student i shkëlqyer në kimi. Nuk dihet mendimi i Obama për këtë lidhje pasi ka dëshmi se është anti-britanik për shkak të rrënjëve të tij keniane.
Gjyshi kenian i Obamës ka qenë i përfshirë në lëvizjen e pavarësisë së vendit kundër autoriteteve britanike rreth viteve 1950 ku pretentohej se u torturua nga anglezët kur u burgos.
