I dha fund jetës në ditëlindjen e të birit, ky është postimi i fundit i ish të dashurës së Boateng

Modelja e njohur, Kasia Lenhardt u gjet e pajetë në apartamentin e saj në Berlin vetëm pak ditë pasi ishte ndarë nga Jerome Boateng. 25-vjeçarja i dha fund jetës në 6-vjetorin e lindjes së të birit. Lajmi ka tronditur të gjithë miqtë e saj dhe për këtë njëra nga shoqet bën thirrje që të zbardhet e vërteta.

Në një postim në fundit në Instagram, modelja shkruante:

Është koha të vësh një kufi. Mjaft!

Gjithashtu më herët në një “luftë” publike fjalësh, Boateng kishte deklaruar se ishte koha për të “vënë një kufi” pas prishjes së marrëdhënies. Dhe pikërisht Lenhardt përdori të njëjtat fjalë në postimin e saj të fundit në Instagram, një javë më parë. Kujtojmë se Kasia Lenhardt u bë e njohur që në vitin 2012 pas pjesëmarrjes së saj në shfaqjen “Next Top Model” në Gjermani.

Kujtojmë se një postim të ndjerë për të bëri edhe artisti shqiptar Ardian Bujupi, i cili e kishte shoqe të ngushtë dhe bashkëpuntore.

“Nuk mund ta besoj që më duhet të shkruaj për këtë! Kasia ka vdekur dhe ka bërë vetëvrasje. Ditët e fundit kemi folur çdo ditë për videoklipin e ri që kemi dashur të xhirojmë së bashku. Ajo ishte plot energji dhe besim”, shkruan Bujupi ndër të tjera.

 

Share With:
Translate »
3899 Views