I dha gji bebit gjatë pushimit nga numërimi i votave, komisionerja falenderon burrin: Është hero!
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë pjesë e programit Morena Sina, komisionerja që u fotografua duke i dhënë gji së bijës gjatë pushimit nga numërimi i votave.
Në një lidhje direkte nga shtëpia e saj, Morena u shfaq bashkë me të bijat, vajzën e madhe dhe të voglën Sia.
E pyetur nga Bieta, Morena tregoi se fatmirësisht atë ditë Sia kishte qëndruar e qetë dhe nuk kishte qarë. Bashkëshorti ishte kujdesur gjithë kohës për të e në momentin që duhej ushqyer e kishte sjellë të bijën te puna e Morenës.
“E kisha parashikuar kështu dhe isha me fat që ndodhi kështu se mund të ndodhte që të qante gjithë ditën dhe s’ do dija ç’ të bëja. Unë dhe Sia ishim lajmi, por meritat i takojnë bashkëshrtit”, u shpreh ajo.