I dhanë pak muaj jetë: nëna e re gjen një kurë të mrekullueshme për kancerin
Një nënë e sëmurë, e cila e mbajti të fshehtë diagnozën e kancerit nga e bija, ka shokuar mjekët, të cilët panë se pas një trajtimi alternativ masa e saj tumorale u zvogëlua me 75%.
Në Tetor 2018, bota e Kate Malvenan u shemb, pasi mjekët i dhanë asaj një lajm të tmerrshëm: “Ajo kishte afat 6 deri 24 muaj për të jetuar, pasi kishte kancer në mushkëri”
40-vjeçarja ka qenë gjithmonë e kujdesshme, duke ngrënë ushqime të shëndetshme dhe me kalori, duke u stërvitur rregullisht në palestër, si dhe nuk pinte asnjëherë duhan.
Kështu që kur zonja Malvenan filloi të ndjehej “pak e mbytur” disa muaj para diagnozës së saj të kancerit, ajo thjesht e lidhi atë me një regjim të fortë ushtrimesh që kishte filluar t’i provonte në palestër. Pastaj, në prill të vitit të kaluar, nëna filloi të kishte kollë, në të cilën shfaqeshin njolla gjaku. Por kësaj here ishte mjeku ai që gaboi duke pretenduar se ajo thjesht kishte bronkit. Por më pas, në shtator, kur filloi të vuante nga dhimbjet në kraharor, ajo vendosi të kryejë një seri analizash që në përfundim zbuluan një tumor masiv që po rritej në mushkëritë e saj.
Por ajo nuk hoqi dorë dhe me zemrën e mendjen tek vajza e saj jetime dhe pa askënd që të kujdeset për të nëse jo një jetimore, ajo vendosi të luftonte. Një shoqe i tregoi asaj për një qendër alternative të trajtimit të kancerit të quajtur “Hope4Cancer” në Cancun, Meksikë. Kështu që ajo shiti shtëpinë e saj dhe mori të gjitha kursimet e jetës për të përballuar programin tre javor 35,000 paund.
Dhe pas trajtimit të saj të parë në fund të tetorit, Znj. Malvenan u befasua pasi skanimet zbuluan se kanceri i mushkërive ishte tkurrur me 75% – nga madhësia e mollës në madhësinë e rrushit. Ndërsa tani ka zero gjurmë të kancerit në nyjet e saj limfatike dhe kancer të kufizuar në mëlçi.