I emocionuar dhe duke iu dridhur zëri, Ditmir Bushati lë detyrën: “I kërkoj falje familjes sime”

Ditmir Bushatin nuk do ta shohim më në krye të Ministrisë së Jashtme dhe kjo do të thotë që nuk do të jetë më aq i pranishëm në daljet publike apo në vizitat zyrtare jashtë vendit.

Por ata persona që do të përfitojnë nga largimi i tij nga ky post duket se janë familja.

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, mbajti sot fjalimin e lamtumirës, ku bëri një bilancës të punës së tij në krye të këtij institucioni në 5 vite.

Ky fjalim për të nuk ishte aspak i lehtë, pasi emocionet dhe dridhjet e zërit të Bushatit kuptoheshin lehtësisht.

Në fund të deklaratës, ai iu referua thënies së Presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier, që puna e ministrit të Jashtëm është si një mur, nuk ke kohë për askënd, i mungon të gjithëve, edhe stafit, edhe familjes.

“Dhe sigurisht i kam munguar shumë familjes sime. Ata janë përballur me mungesat e mia. I kërkoj falje sot për fundjavat e munguara”, u shpreh Bushati i emocionuar.

Share With:
Translate »
682 Views