‘I fiksuar pas pastërtisë’, vesi i djalit të Miriamit do t’ju shkrijë së qeshuri
Miriam Cani është dhe mjaft aktive në rrjete sociale me postime nga përditshmëria e saj. Por postimi më i fundit në Instastory është më i veçantë.

Këngëtarja ka postuar një foto të djalit, Duamit teksa fle gjumë dhe na tregon fiksimin e tij, që është furça e dhëmbëve të cilën ai e mban gjithmonë me vete madje edhe kur fle gjatë natës.

“Higjenën e gojës e kemi shumë fiksim. 10 herë në ditë nuk mjafton. E mbajmë furçën për siguri dhe në gjumë se si dihet natën”, shkruan Miriami.

Në postimin e rradhës, ajo thotë se Duami ka premisa për t’u bërë dentist, pasi furçën e dhëmbëve nuk e lëshon nga dora kudo ku shkon. “Dentist i të ardhmes”, shkruan Miriami.

