“I ka ovariet plot me vezë”, Dr.Shkëlqimi: 21-vjeçarja ka vetëm 2 cikle menstruale në vit…
Në një diskutim në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan lidhur me shëndetin e organit riprodhues femëror, gjinekologu Shkëlqim Balili tha se ky aspekt ndikon edhe në metodat e riprodhimit si in vitro. Ai solli dy raste kur pacientet kanë probleme në vezoret e tyre të cilat nuk i lejojnë të mbesin shtatzënë ose të kenë cikël të rregullt menstrual.
Shkëlqim Balili: Më kanë marrë nga Norvegjia në telefon dhe e di si e nisi bisedën ajo nëna e vet? Tha “doktor, kam vajzën që po më plas zemra”. Pse, i thashë unë. “Sepse ka bërë dy herë këtu in vitro dhe dy herë ka dështuar”. Dhe kur e pyeta për një hormon që na tregon vezët në vezore që quhet AMH, asaj i kishte dalë 7. Norma është 2-4. Ajo është 31 vjeçe, duhet ta ketë 2.5-3, kjo tregon që ajo kishte një ovar polcistik. Ajo kishte mbushur ovariet plot me vezë të cilat nuk dalin, nuk piqen, nuk maturohen.
Katerina Trungu: Nuk ngel dot shtatzënë pastaj.
Shkëlqim Balili: Dje kam parë një vajzë 21 vjeçe që ka 7 muaj pa cikël dhe ka bërë disa vizita e disa gjëra dhe kjo është t’i vijë cikli. Ne po presim ditën e tretë të ciklit. Në ekografi dukeshin vezët që ishin… në qoftë se vezët normale janë 21-22, ajo kishte nga 40 të mbushura me vezë dhe asnjë nuk dilte dhe kjo ishte që kishte një shqetësim shumë të madh. Ka disa vjet që ka vetëm 2 cikle në vit./