“I kam hyrë në hak familje”/ Erion Veliaj hap zemrën teksa tregon për Ajolën dhe Kajan

Në intervistën e tij me moderatorin e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për rubrikën “Pak Vëmendje”, kryebashkiaku Erion Veliaj përmendi axhendën e tij të ngjeshur. Dita nis herët, fillon në orën 07:00 dhe përfundon në orën 23:00 të mbrëmjes, shumë më vonë se sa orari zyrtar.

Ndërkohë, mes funksionit të tij ndodhen detyra të tjera në familje dhe kjo e fundit kufizohet disi për shkak të angazhimit në bashki. Mes punës dhe rolit si baba e bashkëshort, Veliaj shpjegon si e gjen kohën për të gjitha.

 

Ardit Gjebrea: Kryebashkiak, bashkëshort, baba. Të lutem, ma ndaj pak kohën.

Erion Veliaj: Të të gënjej, patjetër unë kam hyrë në hak te familja ime sepse bashkia më merr shumicën e kohës, 7 e mëngjesit deri në 11 të darkës. Mundohem mëngjeseve, kam filluar të përmirësohem, të çoj djalin në kopsht që të kaloj pak kohë në lidhje me të. Sot në mëngjes më duhej t’i shpjegoja, më tha “babi është më mirë kur jemi babi dhe çuni apo kur  jemi shokë të ngushtë?” I thashë ne jemi të dyja, jemi dhe babi dhe djali, jemi dhe shokë të ngushtë. Edhe u gëzua shumë se kuptoi që mund të jesh dy gjëra. Kështu që mundohem të kaloj pak kohë me të.

Ardit Gjebrea: Kush ankohet më shumë, bashkëshortja Ajola apo…

Erion Veliaj: Ajola ka qenë më kritike. Është njeri i mrekullueshëm, dashuria e jetës sime dhe që më ka mirëkuptuar në ditët e mia më të vështira dhe më sfiduese. Por llogari më kërkon më shumë çuni se tani fëmijët që 3-4 vjeç mësohen me telefon, t’i bëj videocall babit, thotë “babi, hajde se u ftoh pasta ose”… kështu që tani llogari më shumë kërkon ai dhe them më pëprpara si kërkonin  kalamajtë llogari kur s’kishte teknologji? Por është bekim i madh shumë, unë jam vërtet njeri me fat dhe kam një familje të vogël, por të mrekullueshme./

Share With:
Translate »
146 Views