“I kam kërkuar falje vajzës”, Alma Çupi rrëfen për vështirësitë si nënë
Alma Çupi, e ftuar në “E Ardhmja Është Vajzë” në Klan Plus, foli ashtu siç vetëm ajo di ta bëjë: E sinqertë dhe e drejtpërdrejtë. Ajo tregoi për vështirësitë e një gruaje që njëkohësisht me rritjen në karrierë, rrit edhe një fëmijë.
“Kjo është gjëja më e vështirë dhe të gjithë mamatë le të thonë çfarë të duan, këtu gabojnë. Unë e pranoj, e kam pranuar vonë sigurisht sepse kur e ke vajzën e vogël ti nuk e kupton. E kam pranuar vonë dhe i kam kërkuar falje vajzë… unë nuk jam natyrë që kërkoj falje kollaj, se më duket vetja sikur i di të gjitha (qesh). I kam kërkuar falje sepse nuk është e lehtë të ruash edhe rritjen në karrierë dhe t’i përkushtohesh vajzës. Aty kam bërë gabimin si çdo nënë. Natyrisht që ka ndikuar edhe tek vajza ime, por ajo ka gjetur forcën që t’ia dalë, që të më kuptojë. Edhe ajo ka gjetur forcën që të më kuptojë. Edhe unë i kam kërkuar asaj që të më kuptojë, pavarësisht që nuk ka justifikim, por ma besoni nuk është se ka qenë në dorën time dhe është e pamundur në këtë vend si Shqipëria, loja nuk ka rregulla… kur ti nuk ke ditë pushimi, pronari nuk të pyet ke ndonjë hall apo nuk ke. Kur t’i duhet të mbijetosh, të paguash shtëpinë, ushqimin, gjithçka, ti duhet të përshtatesh me këtë realitet kaq të egër…”, rrëfeu Çupi mes të tjerash.