I lë fëmijët vetëm në shtëpi dhe shkon me pushime, arrestohet nëna

I la katër fëmijët e saj të vegjël vetëm në shtëpi dhe shkoi me pushime.

Një grua 30-vjeçare nga Iowa, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Erin Lee Macke, vendosi që të largohej për një udhëtim 11 ditor në Gjermani.

Policia ndërhyri duke iu ardhur në ndihmë fëmijëve me moshë nga 6 deri në 12 vjeç, duke ua besuar shërbimeve sociale.

Por turistja u arrestua sapo u kthye në Amerikë. Gruaja kishte programuar një udhëtim, pa ia besuar askujt fëmijët dhe në 21 shtator, policia hyri në shtëpi për kontroll, duke i gjetur të miturit vetëm.

Teksa Erin kënaqej me aventurën e saj, ajo dokumentonte gjithçka me fotografi në Instagram, ku shihej nën shoqërinë e një shoqeje. 

Share With:
Translate »
917 Views