I lë gjithë pasurinë gruas së katërt. Këngëtari francez fut në sherr familjet pas vdekjes
Brigitte Bardor është e fundit nga të famshmet franceze e cila është përfshirë në një mosmarrëveshje familjare mes pasurisë së këngëtarit Johnny Hallyday. Në një intervistë për radion franceze, legjenda e lmit i ka kërkuar vejushës së Johnny-t, e cila rezulton trashëgimtarja kryesore e pasurisë, ti jepte para fëmijëve më të mëdhenj të Johnnyt, të lindur nga gruaja e tij e dytë. Këngëtari David Hallyday dhe aktorja Laura Smet, të cilët mbetën pa asgjë nga trashëgimia, po kundërshtojnë vullnetin e babait të tyre dhe kanë njoftuar se do hapin proces gjyqësor. Johnny Hallyday vdiq në muajin dhjetor nga kanceri i mushkërive në moshën 74 vjeçare. Bardot foli për radion franceze Europe 1 ku tha: ” Është një gjë e tmerrshme. Po të isha në vend të Leticias, do i bëja gjërat në mënyrë të drejtë, do iu jepja David dhe Laurës atë që meritojnë”. Sipas ligjeve franceze për trashëgiminë, të gjithë fëmijëve duhet t’u jepet pjesa e barabartë e një pasurie. Por Hallyday, me pronësi një shtëpi në Kaliforni dhe disa biznese, la gjithçka në emër të Leaticias, gruan e katërt dhe dy vajzat e adoptuara. Laura Smet, 34 vjeç dhe David Hallyday, 51 vjeç, shpallën sdën e tyre ligjore javën e kaluar. Që atëherë një numër personalitetesh në botën e Enterainment francez kanë folur për këtë çështje. Eddy Mitchell, një tjetër legjendë e rokut francez dhe një mik i këngëtarit të ndjerë, tha: “Nuk e kuptoj se si dikush mund t’i lerë pa përfshirë fëmijët e tij”. Këngëtarja Sylvie Vartan, gruaja e parë e Hallyday dhe nëna e David, tha se gjatë divorcit të tyre në vitin 1980 ajo i kishte kërkuar Johnnyt ti jepte pjesën e saj të shtëpisë që i takonte në bazë të ligjit për djalin.
Laura Smet, Johhny dhe Laeticia, djathtas
Bardot
Laura dhe David