I lyen qentë me bojë me ngjyra, djali i David Beckham dhe partnerja e tij “kryqëzohen” në rrjet

Veprimi i Nicola Peltz për të lyer gëzofët e qenve të saj me ngjyra ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale.

Aktorja 29-vjeçare shpërndau një video në TikTok teksa kërcente me bashkëshortin e saj Brooklyn Beckham në kuzhinën e shtëpisë së tyre përpara se të merrte qenin e saj Bolognese, i cili ishte lyer rozë me portokalli në veshë dhe këmbët e pasme.

Edhe pse e hoqi pjesën me qenin pas komenteve negative që mori, pamjet e kapura po bëjnë xhiron e internetit.

I lyen qentë me bojë me ngjyra, djali i David Beckham dhe partnerja e

Madje, djali i David Beckham përmes një postimi në Instagram ka treguar edhe qenin e tyre të dytë, të së njëjtës racë, të quajtur Lamb, gëzofi i të cilit ishte lyer rozë dhe vjollcë. Fansat u tronditën nga videot e qenve të pikturuar dhe shprehën trishtimin e tyre për kafshët.

I lyen qentë me bojë me ngjyra, djali i David Beckham dhe partnerja e

” Qeni dukej shumë i trishtuar – në fillim mendova se ishte një lodër,” shkroi njëri, ndërsa tjetri shtoi me tmerr: ” Oh zot, qeni”.

“ Më thuaj që nuk ia bëri këtë qenit të gjorë ”, komentoi një person i tretë.

” Qentë të mjerë, kjo nuk është normale ,” vuri në dukje një tjetër llogari.

Kujtojmë se në korrik u raportua se Peltz po përgatitej të padiste një kujdestare qensh pas vdekjes së papritur të chihuahuas së saj. Aktorja kishte njoftuar vdekjen e qenit të saj një muaj më parë, duke zbuluar se chihuahua e saj pësoi atë që ajo e përshkroi si një urgjencë mjekësore pasi vizitoi një kujdestar qensh të paidentifikuar në Nju Jork.

Share With:
Translate »
62 Views