I mbijetoi leuçemisë, 11 vjeçarja dëshiron të bëhet mjeke për të ndihmuar fëmijët e tjerë
Pippa Vickers ishte pesë vjeç kur u diagnostikua me leuçemi akute limfoblastike. Ajo mbijetoi dhe, tani në moshën 11-vjeçare, po planifikon të bëhet mjeke për të ndihmuar fëmijët që përballen me të njëjtën sëmundje. U deshën vite që ajo të shërohej pas shumë kohësh qëndrimi në spital.
Tani ajo ka shprehur dëshirën për t’u bërë mjeke. “Kjo e ka shtyrë atë të dëshirojë të jetë vetë mjeke. Të qenit mjeke do t’i lejonte asaj të gjente më shumë trajtime.”, tha nëna e saj duke shtuar se e bija dëshiron që të zbulojë një kurë kundër kancerit që shmang humbjen e flokëve te pacientët e prekur.
