I mori jetën vjehrri në Australi, të afërmit e të riut: “Ike bashkë me dashurinë e jetës”
Një ngjarje e rëndë ndodhi natën e ndërrimit të viteve në një familje shqiptare në Yarraville, Melbourne, ku babai qëlloi për vdekje me armë zjarri të bijën dhe bashkëshortin e saj.
Vrasja e çiftit Lindita dhe Veton Musai ka tronditur familjarët, të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale.
Një prej tyre, Fatima Musai, në një dedikim në rrjetet sociale, e quan Vetonin “vëlla” e më tej shpreh dhimbjen e madhe.
“Jam plotësisht pa fjalë. Ne kemi humbur djalin tonë me sy blu. Jetët tona nuk do të jenë më kurrë njësoj tani. Vëllai im i mrekullueshëm, si do ta përballojmë ne këtë? E vetmja gjë që më qetëson është të di se ti ike së bashku me Linditën, me dashurinë e jetës tënde. Një dashuri që ishte aq e rrallë. Ju do të jeni përgjithmonë në zemrën time, nuk mund të pres ditën kur të gjithë do të jemi bashkë përsëri. Të dua “cuca””.
55-vjeçari Osman Shaptafaj qëlloi me armë zjarri fillimisht të bijën 25-vjeçare Lindita Musai e cila ka gjetur vdekjen në vend, e më pas partnerin e saj, 29-vjeçarin Veton Musai, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në spital.
Pas aktit të rëndë, 55-vjeçari tentoi të vrasë veten dhe vijon të jetë në gjendje të rëndë në spital.