I nxehti shton rastet e fëmijëve me diarre
I nxehti i verës dhe neglizhenca ndaj ushqimeve dhe higjenës ka sjell shtim të numrit të rasteve të pacientëve të vegjël me diarre. Mjekët pediatër thonë se kjo situatë ndodhe edhe për shkak të viruseve që janë në qarkullim që në shumicën e rasteve manifestohen me diarre, përzierje por jo temperaturë të lartë.
Prezenca e viruseve të cilët qarkullojnë në këtë stinë, i nxehti dhe neglizhenca e higjenës ndikon në rritjen e rasteve të fëmijëve që kërkojnë ndihmën e mjekëve për shkak të diarresë.
Mjekja pediatre në Qendrën Shëndetësore nr.1 Entela Kostaqi tha se në rastet e pritura për trajtim fëmijët nuk kanë patur temperaturë të lartë por vijnë janë raste me diarreje dhe përzierje.
Entela Kostaqi: “Kemi pasur kryesisht infeksione gastro intestinale të shumta këtë javë. Kemi pasur edhe infeksione të traktit respirator të shoqërua kryesisht me kollë. Një pjesë e fëmijëve kanë ardhur me probleme të tilla pas plazhit.
Kur shkohet me pushime nuk është ai kujdesi i duhur ndaj higjenës gjë që e bën të predispozuar fëmijën të marrë infeksione të herëpashershme. Sigurisht që janë edhe viruse të ndryshme të cilat përhapen, nga larja në pishina, mos higjena e duarve, temperaturat e larta, të gjitha këto bëhen shkak i infeksioneve të ndryshme.”
Shurpët për temperaturë, termometri dhe qetësuesit lokal duhet të jenë gjithmonë prezentë në çantën e prindëerve përpara se të nisen me pushime. Por, mjekët sugjerojnë edhe një konsultë për të vlerësuar gjendjen e fëmijës dhe për të përcjellë rekomandimet për kujdes të shtuar.
Entela Kostaqi: “Duhet ndonjë ferment për barkun sepse kryesisht diarretë janë më të predispozuara, sigurisht shurupët për temperaturat çdo prind duhe ti ketë me vete kur niset me pushime dhe komunikimi me mjekun si duhet të mbrohet ndaj rrezeve të diellit, kur është momenti i duhur për ti nxjerrë fëmijët në diell, sigurisht periudha e paradites, mëgjesi është më i duhuri për të marrë rrezet e diellit, deri në orën 12 pastaj më vonë fëmijët e vegjël duhet të jenë në hije dhe të veshur.”
Kujdes duhet të bëhet edhe nga pickimet e insekteve në zonat ku pushohet. Mjekët pediatër thonë se ka raste të shtuara edhe infeksionet e krijuara në lëkurë nga pickimet e insekteve. Kujdes për lëkurën për mbrojtjen nga dielli nuk duhet të mungojnë, ndërsa prindërisht duhet të jenë vigjilentë edhe për infeksionet nga pishinat.