I përmalluar për familjen, Iliri u përçon mesazhin emocionues në “vizitorin” e veçantë në Big Brother Vip

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, që në fillim të transmetimit të “Big Brother VIP” ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pavarësisht se shumë herë ka dalë në nominim, ai është shpëtuar u pari. Gjithashtu herë pas here është publiku e ka zgjedhur si të preferuarin e tyre.

E teksa ditët kalojnë, ai gjithnjë e më shumë ndjen mungesën e bashkëshortes dhe vajzës së tij. E sot duke qenë edhe ditë feste, duket se ai e ndjen akoma më shumë mungesën e tyre.

Si pasojë, Iliri ka vendosur që t’u dërgojë një mesazh shumë të bukur. Në një copë të bardhë balerini u ka uruar Krishtlindjen dhe u thotë se i do.

“Gëzuar Krishtlindjen dashuritë. Ju dua”, shkruan Iliri në mesazhin për familjen e tij, të cilin e ka vendosur pranë pemës që ndodhet jashtë në oborr.

 

Share With:
Translate »
222 Views