I rëndësishëm është mirëkuptimi, jo ndarja; Rudina Dembacaj poston çaste lumturie

Tradhëtia me deputetin (nëse ka ndodhur) e aktores Rudina Dembacaj po diskutohet shumë javët e fundit.

E ndarë apo jo, si e priti Aleksandri, bashkëshorti për aq kohë sa Rudina na e ka prezantuar të tillë janë pikëpyetje që i vënë të gjithë.

Përtej gjithçkaje, ajo që është e rëndësishme për një çift që kanë një fryt nga dashuria e tyre e vjetër apo aktuale, është mirëkuptimi dhe marrëdhënia për ta rritur siç duhet.

Pikërisht këtë gjë kemi vënë re nga Rudina dhe bashkëshorti i saj këtë periudhë që të gjithë po diskutojnë divorcin. Ndërsa tema e diskutimit ishte e nxehtë, Aleksandri i shtoi më shumë pikëpyetjet kur postoi një foto të Rudinës me vajzën Viktoria të shoqëruar me dy zemra.

Ndërsa sot qenka rradha e Rudinës të postojë videon e Aleksandrit me vajzën. A ka marrëdhënie më të bukur se kaq? Kur ata të dy merren vesh, ne përse duhet të na interesojë tradhëtia apo divorci?

/Kids’ Time

 

Share With:
Translate »
841 Views