I riu në Cërrik arrestohet për dhunim të babait

Një i ri në Cërrik ka rënë në prangat e policisë për dhunimin e babait të tij. Policia arrestoi Aleksandër Kovaçin, 21 vjeç banues në fshatin  Xibrakë .

“Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë, për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit B.K., 46 vjeç banues në fshatin Xibrakë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

 

Share With:
Translate »
912 Views