“I rrija si ato mamat mbrapa pemës”/ Monika Lubonja rrëfen marrdhënien me të bijën

Aktorja Monika Lubonja ka folur pas shumë kohësh në lidhje me jetën e saj personale dhe raportin e saj me vajzën, Tean.

Monika te “Mama Single” tha se vajzën e saj e ka rritur e vetme dhe se përherë ka kërkuar që kjo e fundit t’ia dalë me forcat e vetme.

E pyetur nëse ajo vetë ka gjetur personin e zemrës, Monika tha se ende jo dhe nënkuptoi se është single.

Monika Lubonja: Unë doja ta rrisja Tean, njësoj si më rritën mua dy prindërit e mi, të lirë, pa paragjykime. Tea është nga ato vajza që sot, ajo kërkon që unë të jetoj. Domethënë ‘më ke rritur shumë mirë, më ke dhënë edukatë shumë të mirë, jam shkolluar vetë’. Është shkolluar vetë me forcat e veta, ka ikur nga Shqipëria që në moshën 19 vjeç, sot ka arritur atje ku është, por gjithmonë edhe kur ishte në gjimnaz, i rija si ato mamat mbrapa pemës, i thosha shiko jetën tënde dhe lere jetën time. Mos u kufizo dhe gjej një njeri që të të dojë ty dhe kjo është lumturia ime më e madhe, sepse duke të të dashur ty, unë jam kaq e ngopur nga jeta dhe do vazhdojmë një jetë të gjithë së bashku.

Edi Manushi: Ervin Kurti vjen çdo javë dhe thotë ‘është fejuar Monika’.

Monika Lubonja: Ah more Ervin të lumtë goja! Tani meqë jemi në një emision e dëgjuat? Hajde bujrëm!

Share With:
Translate »
68 Views