I rrituri siguron ekzistencën e tij, por procesin e rritjes fëmija e realizon vetë

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Për çudi, kjo energji, kjo forcë anashkalohet, dhe të rrituri, prindërit e specialistët mendojnë, se janë ata më të rëndësishëm në jetën e fëmijës. Duke evituar këtë të vërtetë (në mënyrë të pavetëdijshme), të rriturit e trajtojnë fëmijën si të paaftë. Kjo heshtje e të rriturve ndaj kësaj energjie, kjo mungesë vëmendjeje, për të njohur e pranuar këtë realitet të fëmijës, dhe mungesa e përgjegjësie për sjelljen e tyre, e detyron fëmijën të mbetet pasiv në jetën e tij, të mos ndërtojë mekanizmat e besimit tek vetja.

Është e vërtetë se ai në fillimet e jetës nuk mund të kryejë shumë procese, por jo sepse nuk ka forcë të rritet. Ai vërtetë është i pavaruar ndaj të rriturit, por kjo nuk është gjithçka. I rrituri siguron egzistencën e tij, por procesin e rritjes fëmija e realizon vetë. Pavarësisht nga imponimet, fëmija e zbulon botën dhe njeh veten, sipas mënyrës së tij. Ai çdo çast është më i rritur se çasti më parë.

Vetëm me të qarën e tij pa përmendur efektin e të qeshurës, ai e detyron të rriturit, që edhe pse i nervozuar, ta qetësojë veten dhe ti përkushtohet fëmijës. E megjithatë të rriturit vazhdojnë të insistojnë se fëmijën e rrisin ata.

Të rriturit, duke filluar nga nëna, duhet të kryejnë veprimet jo ashtu si dinë dhe ndjejnë, por duke u përpjekur të shohin me “sytë” e fëmijës, si i përfton ai qëndrimin dhe veprimet e tyre, të rriturve. 

Share With:
Translate »
709 Views