Andrea ishte vetëm katër vjeç dh gjithë jetën për ta jetuar në Itali, me familjen e tij, e integruar dhe e respektuar nga të gjithë. Një kafshatë e gabuar ndaloi të gjitha ëndrrat e mamasë dhe babit, por mbi të gjitha të ardhmen e tij, e cila supozohej t’i buzëqeshte dhe në vend të kësaj u ndërpre papritur.

Ai, djali i vogël me origjinë shqiptare që të gjithë në fshat e njihnin dhe e donin, vdiq dje rreth orës 14:00 nga një copë ushqim, ndoshta një sallam i gëlltitur keq, ndërsa hante si çdo ditë me familjen.

Mbërritja e menjëhershme e ambulancave dhe e helikopterit. Ekipet e shpëtimit u panë të mbërrinin papritur me uniformat e tyre, në rast urgjence, me një reanimator i cili ndërhyri në vend për ndihmën e parë.

Ngjarja ka prekur gjithë opinionin publik Kryetari i Bashkisë së Edolo në Itali, Luca Masneri ka shprehur ngushëllimet për prindërit e Andreas, për humbjen e rëndë.