I shpëton vëmendjes së prindërve dhe bie nga ballkoni, humb jetën foshnja
ITALI – Një foshnjë rreth 1 vjeç humbi jetën mbrëmjen e djeshme, pasi ra nga ballkoni i shtëpisë në veri të Martinsicuro (Teramo) në Itali.
Nga informacionet paraprake mësohet se foshnja i shpëtoi vëmendjes së prindërve të tij tij duke rënë nga ballkoni i shtëpisë, në katin e tretë të një ndërtese.
Foshnja vdiq në çast. Forcat e ndihmës së shpejtë ndërhynë menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk mundën ta shpëtonin.
Karabinierët e Alba Adriatica së bashku me kolegët e njësisë operative po hetojnë për të zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, shkruan ANSA.