I thanë se e lindi fëmijën të vdekur, historia e pazakontë e nënës dhe surpriza e këngëtarit shqiptar

“Ka një mesazh për ty” pasditen e sotme në Tv Klan ishte historia e një vogëlusheje, Joralda, e cila, edhe pse vetëm 5-vjeçare, mban një histori të dhimbshme mbi supe Megjithatë, para disa ditësh, përjetoi një ëndërr të vërtetë, sepse këndoi me këngëtarin e saj të preferuar, Erik Lloshin. Ardit është takuar me nënën e saj, Joridën për të mësuar pse Joralda ka dëshirë për të kënduar me Erik Lloshin.

Siç tregoi e ëma e Joraldës, histori nisi që në muajin e 8-të të shtatzënisë: “Unë kisha një djalë dhe pas 7-vitesh, isha shtatzënë me një çun, në fakt, sepse doktori na ka thënë gjatë gjithë kohës që ishte një djalë. Nuk u mërzitëm, thashë kishim 1 djalë do bëheshim me 2. Deri në muajin e tetë isha mirë, më pas nuk po e ndjeja më. Kisha 5 ditë që nuk po e ndjeja, por për një moment mendova është dembel. Më pas fillova të shqetësohesha dhe mora burrin dhe shkova tek mjeku. Doktori po më shikonte gjatë gjithë kohës dhe mendova se diçka nuk po ecte tamam. Ai me tha se fëmija ka vdekur, në moment u shtanga dhe më pas e mbajta veten dhe thashë se ti e ke një fëmijë edhe pse po e prisnim. Ai më tha do vish nesër në maternitet dhe ta heqim. E mora pak veten dhe ika në shpi. Të gjithë rrinin në heshtje dhe të gjithë ishin të mërzitur. Të gjithë qanin. Unë u shtanga. i kisha bërë të gjitha gati edhe rrobat. Vjen vëllai im dhe sa futet në derë, sepse ai sa më gjente tek mami vinte kokën tek barku im. Joraldi i dajës thoshte, pasi i kishim vënë dhe emrin se ishte çun. Erdhi ai vuri kokën dhe nisi me duke qarë, më pas nisa dhe unë. Kur ai vuri kokën, unë ndjeva se fëmija lëvizi, më tha bashkëshorti që të është bërë fiksim, por jo, unë isha e bindur se foshnja lëvizi. Shkuam menjëherë në spital dhe aty ndenja për një muaj. Kam ndjerë vetëm disa lëvizje dhe zemra e fëmijës i kishte rrahjet shumë të rralla. U bënë 3 -4 mjekë që më ndiqnin. Ajo nuk lëvizte më. Më dërgojnë në Tiranë dhe mjekët thanë urdhër që të futem në sallën e operacionit. Pasi doli fëmija, unë nuk e dëgjova të qante dhe mjekët nuk ma dhanë fare fëmijën. Nuk e dija akoma që ishte vajzë, ajo nuk qau. Aty mendova se foshnja im kishte lindur i vdekur, pasi askush nuk ma dha. Kur kam dalë nga salla më tha mami, të keqen mami u bëre më motër, erdhën infermieret dhe u thashë se kam çun, nuk kam gocë, nuk e pranoja. Për momentin, prisja që të më sillnin fëmijën, por nuk ma sollën. E mori infermierja dhe e zbritën poshtë në reaminacion. Unë i thashë të ma sillte ta shikoja, por ajo nuk ma solli.” – tregoi Jorida.

Arsyeja pse mjekët nuk ia tregonin ishte sepse mendonin se fëmija mund të vdiste dhe më mirë të mos e shihte. “Një ditë, dy ditë, tri ditë nuk e pashë. Më vendosën në një dhomë më një grua tjetër që kishte lindur, asaj i sollën fëmijën, mua jo. Kur dëgjova të qarat e fëmijës tjetër thashë së vdiqa, thirrën doktorin, psikologët, pasi unë u bëra shumë keq. U ngrita dhe i thashë forca vetes dhe vajta vetë tek dhoma. Kur e pashë atje, ajo ishte 1 pëllëmbë fëmijë, pasi ka lindur 900 gram dhe përsëri nuk më jepnin siguri….

Pas dy javësh ia hoqën dhe përsëri mendonin se nuk do të rronte. Edhe sot kur e shikojnë thonë, “kjo që do të vdiste është”. Unë e kam marrë gocën në shtëpi dhe kam besuar vetëm në Zot dhe jo tek ata. E kam kthyer shtëpinë në spital.”

Jorida tregoi më tej se pas tre muajsh i kishte veshur rrobat, sepse akoma rrezikonte të vdiste: “Nuk e dija që do isha kaq e fortë. O Zot thoja të zgjohesha. Ai më ndihmoi që u ba vajza ime kjo që është sot. Ka ecur, 1 vjeç e gjysëm, afër dy vjeç. Kur shkoi 2 vjeç e gjysëm mua më iku frika. Shoqja e saj ecte në këmbë, vajza ime jo. Sot Ada është më e shkathët se shoqet e veta.

Por Ada, veç të tjerave, e ka edhe shumë pasion muzikën dhe ka të preferuar Erik Lloshin: “Kur mori vesh që Eriku ishte fejuar u bë pak xheloze. Po për Erikun na hedh “poshtë” dhe neve. Kur shikonte surprizat tek “E diela Shqiptare” thoshte sa qejf kam ta bëj ditëlindjen tek “Ka një mesazh për ty”. Dhe unë doja t’i bëja një surprizë vajzës.

Gjatë kohës që Joralda është duke festuar dhe kënduar në ditëlindjen e saj, në anën tjetër të lokalit, Eriku interpretonte këngën që këndonte dhe vogëlushja. Pasi u përshëndet me Erikun, Joralda u emocionua. Me lot në sy, ajo e përqafoi këngëtarin e saj të preferuar, i cili tha se ishte shumë i lumtur që u bë pjesë e ditëlindjes së saj.

Share With:
Translate »
861 Views