I thotë do bëjë fëmijë pa partner, ja reagimi që bën babai i Inës së “Përputhen”

Ina Kollçaku, show girl e rubrikës “Përputhen” ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Ora Verore” në RTV Ora. Në një intervistë për gazetarin Ronaldo Sharka, Ina nuk ngurroi të fliste edhe për jetën private dhe planet e së ardhmes.

Gazetari e ka pyetur nëse ajo është pro ndaj një jete si një nënë pa bashkëshort dhe Ina ka treguar një histori me babain e saj.

“I them tim ati, o ba nëse unë nuk gjej partnerin e duhur, a mund ta bëj unë fëmijën me mbjellje? Më pa dhe i them po çke se pa seks do e bëj. Më pa prap e më tha kur të vdes unë mund të ndodhë. Ime më është shumë ndryshe nga im at, është poete dhe ajo e pranon nuk e ka aspak problem.

Unë jam shumë pro familjes dhe nëqoftëse unë kaq e çmendur sa jam, nuk do kem një partner, do doja prap shumë një fëmijë. Por është shumë e vështirë që për shoqërinë shqiptare të pranohet një nënë beqare pa bashkëshort, është shprehur Ina.

Share With:
Translate »
976 Views