I thuri vargje poezie, Alketa Vejsiu nuk njeh Xhoi Jakajn: Mami kujt je ti?

Alketa Vejsiu ka postuar së fundmi në Instagram një foto nga look-u i saj në puntatën e parë të spektaklit të kërcimit “Dance with me”, ku u shfaq me fustan rozë me pupla e me makeup rozë shumë natyral.

Mes komenteve të shumta dallon komplimenti që i ka bërë mamaja e Oriola Marashit e cila i shkruan Alketës: “Je e bukur sa me s’ka kush me ty nuk ra në sevda…Je Alketa, te thura dy vargje se ma do gocen, e kush te do femijen te dhuron boten”.

“Kush eshte vajza juaj zemer? Mami kujt je ti?”, e pyet Alketa. “Njeri me pozivitet te jashtezakonshem dhe gjithkend e ben te ndjehet mire, respekte per ty, mami i Oriola Marashi”, i përgjigjet Xhoi.

Ndërsa Alketa i kërkon ndjesë sepse nuk e njihte dhe i thotë se Oriolën e do shumë. “Ohh gezohem shume. Ndjese se nuk ju njihja. Nje yll ke lindur. Eshte e vertete. E dua sepse eshte e cilter dhe ka punuar me shume dashuri me skuadren time. Perqafime”, i thotë Alketa.

“Mbretëreshë je”, ia kthen Xhoi duke e mbyllur bisedën virtuale mes tyre.

Share With:
Translate »
538 Views