I veshur me kostum popullor/ Pas 4 ditësh humb jetën 11-vjeçari që e shtypi makina
11-vjeçari i aksidentuar pak ditë më parë në Kukës humbi jetën ditën e sotme në spital. I mituri nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra. Së fundmi JOQ ALBANIA ka siguruar edhe foton e 11-vjeçarit.
Një e afërmja e tij ka publikuar në rrjetet sociale foton e të miturit ku shpreh dhimbjen për ikjen e tij.
Ajo shkruan:
Lamtumire zemra e vogël, u prehsh në paqe.
Kujtojmë se drejtuesi i automjetit u largua nga vendngjarja. Ai u dorëzua në polici disa orë më pas.
