“I vetëm në shtëpi” tregon dhunën dhe xhelozinë nga i ati

Macaulay Culkin, ylli i filmave “Home Alone” (I vetëm në shtëpi) tregoi marrëdhënien e vështirë me babain e tij Kit, që u përkeqësua pas suksesit të tij në botën e kinematografisë. 37-vjeçari deklaroi se ka pësuar dhunë fizike dhe psikologjike, përveç të qenit i kërcënuar. Kit i ka thënë shumë herë djalit të tij që të punojë mirë sepse do ta rrihte. Arsyeja e tensioneve në familje ka qenë në veçanti xhelozia e tij kundrejt suksesit të djalit. Culkin theksoi se çdo gjë që ai kishte provuar të bënte në jetë ai e kishte bërë në mënyrë të shkëlqyer përpara sesa të mbushte 10 vjeç. Për shkak të kësaj situate, aktori hodhi në gjyq prindërit dhe arriti që në moshën 15-vjeçare të kishte kontrollin e të ardhurave të tij.

Share With:
Translate »
1012 Views