Ia dorëzoi vetë vajza e saj, Victoria Beckham merr çmimin special nga Harper’s Bazaar
Çmimet vjetore “Gratë e Vitit” nga Harper’s Bazaar janë mbajtur në Claridge’s, me një mori individësh të talentuar në një sërë fushash që përgëzoheshin për punën e tyre.
Victoria Beckham ishte ndër gratë që u nderuan në ceremoninë e mbushur me yje, si Sipërmarrësja e Vitit – ndërsa çmimin e saj nuk ia dha askush tjetër përveç vajzës së saj, Harper.
Duke kapërcyer emocionet për të folur para të ftuarve të darkës, 13-vjeçarja tha: “Fituesja është dikush që e kam parë gjithmonë. Ajo ka ndërtuar një biznes të jashtëzakonshëm që nga themeli dhe më ka treguar vlerën e të punuarit shumë, të ëndrrave të mëdha dhe të vendosjes së standardeve të mia.
“Ajo më ka mësuar shumë për ato që duhet për të pasur sukses. Por mbi të gjitha ajo më ka mësuar të jem gjithmonë e sjellshme dhe, edhe pse ka një milion gjëra për të bërë, ajo rrallëherë e humb edukimin.”