Ia la djalit emrin Ujk, rrjeti shpërthen ndaj Kylie Jenner
Nuk e dimë se si fansat fillimisht menduan se djali i Kylie Jenner dhe Travis Scott mund të quhej Angel. Një emër shumë i bukur, poooor shumë i zakonshëm për Kardashian-Jenner. Çifti shumë i komentuar Kylie-Travis kanë kaluar çdo pritshmëri me emrin që i kanë vendosur djalit të sapolindur.
Miliarderja ka zbuluar emrin e të birit nëpërmjet një statusi në Instastory ku shkruan thjesht: Wolf Webster. Që në shqip do të thotë “Ujk”.
Kjo nuk është pritur mirë nga fansat, të cilët e cilësuan këtë emër si shumë të ekzagjëruar për një foshnjë.
