Ideja e Rihannës për t’ia falur ditëlindjen mamit është brilante, shënoje që ta bësh dhe ti

Dhe po ta mendosh më me thellësi, Rihanna ka të drejtë. Pas njeriut që ka ditëlindjen, personi i dytë që meriton të urohet është nëna. E të mos llojmë të fasim as për 9 muajt e shtatzënisë, as për atë ditë të jetës të kaluar në sallën e lindjes mes dhimbjeve, ankthit dhe lumturisë. Kështu që si një goxha vajzë, Rihanna ia bëri një postim të bukur mamit.


“10958 ditë më parë Monica Fenty u bë nënë e vajzës së vetme për herë të parë. Sot është po aq sa edhe e imja, edhe ditëlindja jote. Të dua mami! Faleminderit që kujdesesh për mua, që më linde, që më rrite, që më mbështete, që më mësove dhe më do pa kushte! Gruaja që jam sot jam për shkak të gjithçkaje që ti je. Falenderoj Zotin që zgjodhi nënën perfekte për mua. Ti je e mrekullueshme! Faleminderit”, shkruan Rihanna. E meqë me vite, 30 duken pak, i ka përkthyer në ditë. Kështu që herën tjetër kur të keni ditëlindjen, bëjani një tortë dhe një urim mamit.

Share With:
Translate »
776 Views