IGJEUM: Tërmeti i sotëm, më i fuqishmi në Shqipëri pas atij të 15 prillit 1979

Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka bërë një panoramë të tërmetit që godit sot vendin.

IGJEUM thotë se epiqendra ka qenë në veri të Durrësit, në Adriatik 5.8 i shkalles Rihter. Por sa i përket ndjeshmerisë vlerësohet 7 ballë në Tiranë dhe rreth 8 ballë në Durrës.

IGJEUM flet për 2 lëkundje të forta dhe 4 më të lehta. Probabiliteti më i lartë për dëme ka qenë në epiqëndrën e tërmetit, në Durrës.

IGJEUM porosit banorët e zonës së epiqendrës të tregohen më të vëmendshem pasi lëkundjet shoqërohen nga pasgoditjet.

IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fuqishëm në Shqipëri pas atij të 15 prillit 1979.

Share With:
Translate »
737 Views