“Ike në një ditë me babain tim”, Olti Curri shpreh kaq shumë në pak fjalë
Ndarja nga jeta e Adelajdës, ish-banores së Big Brother tronditi të gjithë opinionin publik. Ka kaluar një vit nga humbja e saj dhe miqtë më të dashur kanë vendosur të çojnë përpara dëshirën e saj, mbështetja e vajzave që jetojnë në fshat dhe periferi.
Në lajmërimin e koncertit që do të organizohet në nder të saj “Në vend të Adelës”, është bërë pjesë edhe Olti Curri. Ai ka postuar një foto të Adelës në Instagram ku shkruan:
“Adelë e mirë (më mungojnë ato gërricjet tona në tavolinë) ja ku na mblodhe sërish të gjithëve bashkë te Turbina në 12 nëntor 2018, si atëherë para ekranit kur historia jote në Big Brother Albania u bë historia e të gjithëve… Si atëherë kur të kisha pothuajse çdo javë në kopertinën e suplementit e Big Brother Albania që drejtoja dhe botohej bashkë me gazetën Shqip, sepsetë gjithë donin të dinin për ty…”.
Më pas ai shton: “Rasti e deshi që të ikësh në qiell në një ditë me babain tim, mos më shani shumë atje lart, love you”.
/Kids’ Time
