“Iki i ngopur nga kjo jetë”/ Nuk mban dot lotët, djali i Kadri Roshit kujton bisedën e babait me motrën

Këtë të mërkurë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë i ftuar djali i Kadri Roshit, por njëkohësisht edhe aktor si vetë i ati, Kliti Roshi.

Kliti Roshi do të festojë nesër 100-vjetorin e lindjes së babait të tij dhe sot ai ka treguar jo vetëm aktivitetet që ka organizuar, por ka folur edhe për librin “Në jetët e të tjerëve”, i shkruar nga vetë ai, si një dedikim për aktorin e madh.

Gjatë programit, Roshi, teksa mbante lotët, kujtoi edhe një bisedë të babait me motrën, teksa i thoshte: “Iki i ngopur nga kjo jetë”.


Rudina Magjistari: Çfarë kujton një shprehje të tijën, që e kishte të vetën, që ta jepte në formë këshille ndoshta, që ta ka dhënë më shpesh se të gjitha të tjerat?

Kliti Roshi: Ishte një këshillë në formë sharje. Në formë sharje, që ia ka thënë edhe më të rriturve se unë: “A m’çan kokën?”.

Rudina Magjistari: Dhe kur e thoshte këtë, kur e përdorte këtë?

Kliti Roshi: Ndoshta, ndoshta, një orë para se të mbyllte sytë. Ndoshta, për herë të fundit. Dhe fjala e tij që (nuk mban lotët)… më falni. Fjala e tij që vërtet më ngopi, ishte biseda që bëri me motrën, por që u ndodha dhe unë pak më larg: “Iki i ngopur nga kjo jetë” (i tha Kadri Roshi të bijës). Tani motra mendoi, iki i ngopur sepse shyqyr jetova mirë, mora një pension të veçantë, një kështu, një ashtu dhe jetova mirë, ike i ngopur nga kjo jetë. “Jo”, tha, “nuk është ajo. Për të gjitha ato që kam bërë, i kam marrë të gjitha. Nderi dhe i pari aktor ‘Nderi i Kombit’. Të tjerët erdhën më mbrapa, megjithëse pa diskutim që e meritonin, por iki i ngopur nga kjo jetë”. A ka gjë më të bukur se sa një artist të iki i ngopur nga kjo jetë?

Rudina Magjistari: Absolutisht, absolutisht, por edhe për juve si familjarët e tij besoj? Është një lehtësim i madh.

Kliti Roshi: Jo lehtësim, ajo ishte një krenari për atë moment. Sepse ngopje nuk është vetëm kur merr një titull, merr një çmim, jo! Jo Rudin, jo! Edhe për juve nuk është kjo vlera juaj. Vlera juaj dhe e të gjithë artistëve të tjerë, është kur dilni përjashta dhe njerëzit ju përshëndesin. A ka kënaqësi më të madhe se kjo?

Share With:
Translate »
78 Views