Iku edhe një! Largohet dado nr. 2, ja pse Meghan-i dhe Harry s’po zënë rehat me dadot!
Ka ca kohë që çifti Meghan Markle- princi Harry nuk po bien rehat me dadot për Archie-n 1 muajsh.
Dy javë më parë, burime nga pallati mbretëror konfirmuan lajmin se pas shpalljes zyrtare të Pallatit të Sussex-it, ishte gjetur më në fund një dado e dytë për fëmijën e parë të çiftit, pasi e para u largua nga puna.
Por, burimet të reja për “The Sun” po thonë se çifti janë gati të kërkojnë dadon numër 3 pasi e dyta, duket se nuk e paska patur të gjatë.
Ne s’kemi si ta dimë si janë punët brenda në vilën Frogmore, por ka burime që thonë se Meghan është bërë paksa e fiksuar me të birin këto kohë. Edhe po të ishte kështu, nuk është fare e pakuptueshme nëse kemi parasysh se është mama e re.
Sidoqoftë, burime të tjera thonë se ky tranzicion shkaktohet pikërisht nga fakti se Archie po kalon shpejt e shpejt nga njëra fazë tek tjetra dhe dadoja nr. 2, është e specializuar për të qëndruar zgjuar natën kur bebja qan.
Diçka kontradiktore me lajmin e parë që thoshte se dadoja nuk ishte e detyruar të rrinte natën zgjuar pasi Meghan donte t’i rrinte vetë në kokë Archie-t gjatë orëve të vona. Por, gjithsesi.