“Iku Kina ba…”, Veliaj tregon si i ka ngjarë djali me videon e rrallë

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj rrallë publikon në rrjete sociale momente me të birin, por sa herë poston merr vëmendjen e kështu ka ndodhur me videon e fundit.

Veliaj ka ndarë një video me të birin Kajan, i cili shfaqet para një kamioni duke e admiruar dhe madje duke e përkëdhelur me dorë.

Në video Veliaj pyet të birin nëse po i bën ‘xhan xhan’ makinës, ndërsa i biri përgjigjet ‘iku kina ba’ duke iu referuar makinës.

Prej kohësh e përditshmja e Veliajt nis me punimet në rrugë e ndërtesa mes makinerive të rënda dhe kamionëve dhe mesa duket dhe Kajan do të jetë në gjurmët e të atit.

“Se dy, se dyzet – çunat mbarojnë për kamiona”, shkruan kryetari i bashkisë.

Share With:
Translate »
679 Views