Iku me shoqjen 4 ditë nga shtëpia, flet 16-vjeçarja: Donim t’u jepnim një mësim familjeve

Një prej vajzave 16-vjeçare nga Tirana të cilat u gjetën në Përmet pasi ishin zhdukur prej 4 ditësh, ka treguar para grupit hetimor arsyen e largimit nga shtëpia. Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se ajo ka deklaruar se familjet e tyre kishin konflikte të vazhdueshme dhe donin t’i jepnin një mësim familjeve të tyre.

Vajzat kishin me vete 400 mijë lekë të vjetra, kursime që i kishin mbledhur vetë.

“Familjet tona grinden shpesh, disa herë na bërtisnin edhe neve. U zunë edhe natën e Vitit të Ri. Nga shtëpia kemi ikur me dëshirë. Donim t’u jepnim një mësim familjeve. Me vete kishim 400 mijë lekë të vjetra, janë kursime që i kemi mbledhur ne vetë. Deri në Përmet shkuam me makina dhe furgona të rastit. E njohim mirë atë zonë sepse është vendlindja e gjyshërve, kemi shkuar disa herë më parë për pushime. Kemi fjetur në disa hotele, na mbaruan lekët dhe kishim vendosur të ktheheshim dhe t’i tregonim policisë”, është shprehur ajo.

Ndërkohë, në polici kanë mbërritur disa telefonata për vendndodhjen e vajzave. Njëra prej tyre ka qenë e pronarit të hotelit në Përmet. Ai ka thënë se në biznesin e tij kanë shkuar dy vajza që nuk ishin të shoqëruar nga familjarët.

Burimi: abcnews.al

Share With:
Translate »
465 Views