Imazhi 3D i Kylie Jenner me vajzën e vogël frikëson njerëzit

Një video që është bërë virale në rrjete sociale po komentohet si ‘e mërzitshme’ dhe ‘e frikshme’. Një artiste për thonjtë, e inspiruar nga fotografia e parë e Kylie Jenner me dorën e së bijës ka marrë mbi 2 milionë klikime në Instagram.

“Ne donim të befasonim njerëzit me aftësitë tona,” – thanë artistet e njohura Arina dhe Eleonora Movsisian për Newsbeat.

Motrat amerikane krijuan imazhin e Stormi dhe Kylie në thonj duke e bërë të duket si tridimensionale.

Fotografia e yllit të reality show ‘Keeping up with the kardashians’ ka thyer të gjitha rekordet duke arritur në 17 milionë pëlqime në Instagram.

“Ne pamë fotografinë dhe na lindi ideja që të krijojmë një imazh tridimensional menjëherë. Fotografia e tyre është shumë e bukur dhe ne menduam të bëjmë dicka kreative për ta uruar”, rrëfyen ato.

Eleonora dhe Arina, që kanë një sallon për thonjtë në Moskë thanë se nuk e prisnin reagimin e përdoruesve në rrjete sociale. Disa kanë thënë që është e mahnitshme, ndërsa të tjerë e kanë quajtur të mërzitshëm.

Por vajzat janë mësuar me vëmendjen që marrin nga krijimet 3D, prandaj nuk janë mërzitur për këtë gjë. Më tepër janë habitur që njerëzve i është dukur e frikshme.

@kyliejenner ‘s and Stormi’s Nails 😍😇

A post shared by #1 NailArt Chain In Russia💅🏻🇷🇺 (@nail_sunny) on

Share With:
Translate »
766 Views