“Imazhi juaj po përdoret, nëna ime u mashtrua”! Blendi Fevziu përballet me të papriturën
Moderatorit të njohur dhe gazetarit shqiptar, Blendi Fevziu i ka ndodhur një e papritur. Ai ka publikuar në Instagram mesazhet e një mjeku brazilian.
Në të, bëhet me dije se figura e gazetarit shqiptar po përdoret nga dikush që po tenton të shitet si i pasur. Jo vetëm kaq, por burri që ka vjedhur imazhin e Fevziut po kërkon edhe partnere.
Gjithashtu, moderatori ka shpërndarë edhe një mesazh që i ka ardhur në Instagram nga një mjek.
Mjeku i bën me dije moderatorit se nëna e tij u mashtrua nga profili ‘fake’ që po përdoret nga një burrë, i cili shtiret si Blendi Fevziu por me një tjetër emër.
“Përshendetje Blendi. Unë jam brazilian, mjek obstetër dhe gjinekolog. Po ju kontaktoj për t’ju informuar se fotot dhe imazhi juaj përdoret nga një burrë për të vjedhur femrat braziliane. Nëna ime ishte një nga viktimat e tij. Banditët kanë marrë foto nga Instagrami juaj duke ndryshuar emrin. Ata shtiren si një njeri i vetmuar dhe i pasur që po kërkon grua. Tani do t’ju tregoj fotot që i dërguan nënës sime”– thuhej në mesazhin që i ishte dërguar Fevziut.
Jo vetëm kaq, por edhe një pasaportë ‘fake’ me foton e Blendi Fevziut po qarkullon kudo!