Imiton personazhet e famshëm, e ëma e 4-vjeçares shqiptare: Jemi të ftuar në një emision egjiptian

Protagonizmi i fëmijëve në rrjete sociale më së shumti në “Instagram” kohët e fundit po tërheq vëmendje ku sipas klikimeve që marrin kalojnë në sukses nën kujdesin e prindërve.

Kjo u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku të ftuar ishin shumë fëmijë të njohur në rrjetet sociale, të shoqëruar së bashku me mamatë e tyre.

Në studio ishte 4-vjeçarja, Marge Pëllumbi, e cila së fundmi ka nisur që të imitojë personazhet e njohur të ekranit shqiptar dhe jo vetë.

Imiton personazhet e famshëm, e ëma e 4-vjeçares: Jemi të

“Unë dua që mami të jetë e lumtur. E postoj fotot e mamit kur është e lumtur. Mami kënaqet kur unë bëj foto me fustane”, tha vogëlushja e cila shtoi: “Dua të bëhem aktore dhe kaq”.

Mamaja e saj tha se fotot ka nisur që t’ia bëjë që kur ishte 1 vjeç dhe u bë imazhi i një fabrike qumështi në Tiranë.

Imiton personazhet e famshëm, e ëma e 4-vjeçares: Jemi të

“Tani kemi nisur që të imitojmë personazhe të njohur, edhe të huaj. Jemi bërë të famshëm edhe jashtë nga mediat pakistaneze dhe egjiptiane. Kemi patur edhe ftesë në Egjipt për të shkuar në një emision, e me shpresën që kjo periudhë të ikë, ne do shkojmë atje”, tha mamaja e Marge.

Nëna shtoi se e bija i thotë vetë që t’i bëjë foto, i lë hapësirë asaj që të zgjedhë edhe vetë.

Imiton personazhet e famshëm, e ëma e 4-vjeçares: Jemi të

Imiton personazhet e famshëm, e ëma e 4-vjeçares: Jemi të

Imiton personazhet e famshëm, e ëma e 4-vjeçares: Jemi tëImiton personazhet e famshëm, e ëma e 4-vjeçares: Jemi të

Share With:
Translate »
3190 Views