Ina Gjonçi flet për skenën e #LLT: ‘Mami im qau 3 ditë nga frika’

Një skenë e #Love#Likes#Tirana duket se u pasua nga një situatë jo fort e qetë për Ina Gjonçin. Në një intervistë në “ThumbOn”, aktorja tregoi se një skenë e #LLT ishte pak e sikletshme për gjithë ç’ndodhi më pas.

“Në #Love #Likes #Tirana ishte një moment kur personazhi i Ledias (Viola Gjoleka) takon të dashurin, Landin (Zebërvoki),” tha ajo. ‘Ai [Landi] vjen në lokalin tim dhe unë i them se ‘uuu ti je nga Kukësi, kam pasur një të dashur që ishte 1-sh dhe sa herë e takoja, kënaqesha’. ‘Jo’, thotë ai, ‘Unë jam nga Lezha’. Edhe unë them ‘ooo sa keq më vjen’. Lezhjanët u turrën. Mami im qau tre ditë kishin frikë mos më vinin lezhjanët. Lezha ju dua. Ishte një batutë seriali,” përfundoi Ina.

Share With:
Translate »
512 Views