Infermierja shtatzënë në gjendje të rëndë nga Covid: Kërkohet ndihmë për ta dërguar në Turqi
Një infermiere nga Pogradeci e cila është edhe në muajin e gjashtë të shtatzënisë është në gjendje të rëndë për shkak të koronavirusit. Kolegët e saj përmes rrjeteve sociale kanë shpërndarë një apel për ndihmë që ajo të dërgohet për kurim në shtetin turk, për shkak edhe të rrezikut ndaj foshnjës së saj. Mes tyre, Kolegji i Mjekëve Shqiptarë dhe Shoqata e Infermierëve Shqiptarë në Gjermani shkruajnë se 33-vjeçarja me emrin Bardha Xhukellari ka kryer një operacion të hershëm në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe për këtë arsye gjendja e saj është e rënduar dhe shpresa për shpëtim është transportimi në spitalin turk. Në emër të saj është publikuar një llogari bankare në GoFundMe për të mbledhur paratë e trajtimit.
REAGIMI I PLOTE
Ndihme te shpetojme jeten e nje personeli mjekesor.
Bardha Xhukellari 33 vjec, lindur ne Pogradec eshte ne gjendje kritike per jeten.
Per shkak te Covid-19 Bardha ne pritjen e saj te embel eshte detyruar te kryej nje operacion te hershem ne muajin e gjashte te shtatzanis. Si pasoje e kesaj gjendja e saj eshte shume e renduar dhe shpresa e saj e vetem eshte trasportimi i saj ne spitalin e Turqis. E ardhur nga nje familje ne kushte te veshtira ekonomike ju lutem te sensibilizohemi te gjithe duke kontribuar sadopak per te shpetuar jeten e saj.
p.s.
Thirje per kolegët që kur ta shpërndajnë ta cilësojnë që është infermiere, në ketë mënyre heronjtë le t’u ngelen përrallave. Infermierët janë armata kryesore në luftën me Covid-19.
