Inis Gjoni na prezanton edhe djalin e motrës së madhe, Ildës
Për publikun janë shumë të njohur dy më të vegjëlit e familjes Gjoni. Vajzën e Inisit Coco Antonel dhe djalin e Ingritit, Parid i kemi parë me mamtë e tyre, por dhe së bashku kur ato i nxjerrin për t’i argëtuar.
Spa-të janë vendi që pëlqejnë më shumë për të kaluar një ditë çlodhëse, me ç’kemi kuptuar.
Aty kalohet bukur dhe duket se të vegjëlit e shijojnë po aq sa të rriturit atë trajtim, teksa lahen në banjat e ngrohta apo rrotullohen në mjedisin çlodhës të mbështjellë me peshqirë…
Dhe sot bashkë me Coco Antonel dhe Paridin, që i kemi parë shpesh, jemi prezantuar dhe me djalin e motrës së madhe Gjoni. Ilda, mamaja e Anna Likës, ka dy vajza dhe një djalë, më të vogël, i cili sot ka qenë së bashku me fëmijët e tezeve në mjediset e spa-së. Me siguri, kujtimet e tyre pasurohen në çdo takim të tillë…