Intervista e Dianës që tronditi botën në ‘95 kishte një histori mashtrimi me dadon e princërve

E gjithë bota e di për intervistën që tronditi pallatin mbretëror dhe botën në 1995-ën, kur Diana doli në BBC, para miliona shikuesve dhe i dha goditjen më të rëndë familjes së bashkëshortit.

Prezantuesi i asaj kohe, Martin Bashair, ia mbushi mendjen princeshës të fliste duke i treguar disa dokumente false, sipas të cilave, dadoja e William dhe Harry, Tiggy Legge –Bourke kishte një lidhje me Princ Charles. Madje sipas dokumenteve, ajo ishte në pritje të një fëmije. Gjithë mashtrimi që thuri prezantuesi, e bindi Dianën të fliste hapur para botës për ndarjen, tradhtinë e Charles dhe gjithë të pathënat e familjes mbretërore. Asokohe, Diana dyshonte se Tiggy ishte vërtetë e dashura e princit dhe Camilla ishte vetëm mbulim i kësaj marrëdhënieje të fshehtë. Por e vërteta nuk është kështu. Dokumentet ishin falsifikuar dhe Diana ra pre e një mashtrimi. Ndërkaq, Camilla ishte vërtetë e dashura e princit.

Familja mbretërore hodhi në gjyq televizionin dhe i detyroi të dhuronin 1.75 milionë euro për një nga fondacionet e zgjedhura prej tyre. Vetë Dado është dëmshpërblyer së fundmi me rreth 100.000 paund. Tiggy është akoma shumë e afërt me William dhe Harryn, madje ishte e ftuar në dasmat e tyre dhe i bëri kumbarë të fëmijëve të saj. Dadoja e princave, qëndroi pranë tyre në periudhën më të vështirë që kaluan, atë të divorcit të prindërve dhe problemeve që krijuan kaos në mbretëri.

Share With:
Translate »
192 Views