Intervista e pazakontë e Princit Harry: Bëra atë që çdo bashkëshort apo baba do të bënte
“Ne kurrë nuk u larguam nga familja mbretërore”, deklaroi Princ Harry në një intervistë për “The Late Late Show” me James Corden-in, teksa shtoi se ai bëri atë që çdo bashkëshort apo baba do të bënte.
Bashkëbisedimi në fjalë u xhirua pak para se ai dhe bashkëshortja Meghan Markle të konfirmonin se ata nuk do të riktheheshin në detyrat e tyre si anëtarë të pallatit mbretëror. Intervista interesante u zhvillua në një autobus të Los Angeles-it dhe në çastin kur gazetari Corden i kërkoi Harry-t të paguante ky i fundit u përgjigj me humor:
“Ne mbretërorët nuk mbajme para të thata. Është hera e parë që po udhëtoj me një autobus, sepse nuk na lejohet”.
![]()
![]()
Gjatë udhëtimit, ata ndaluan në shtëpinë ku u xhirua sitcom-i i vitit 1990, “The Fresh Prince Of Bel-Air” dhe Harry këndoi këngën hyrëse të çdo serie, performuar në original nga Will Smith.
Më tej ata telefonuan Meghan-in, e cila në përgjigje të sygjerimit të Corden-it për ta blerë shtëpinë ku tanimë ndodhen, ajo u përgjigj:
“Besoj se kemi bërë mjaftueshëm ndryshime”.
![]()
![]()