Inva Mula organizon festë surprizë për ditëlindjen e 90-të të të atit (video nga festa)

Inva Mula sopranoja e madhe shqiptare ka organizuar një festë surprizë për ditëlindjen e 90-të të të atit… Njerëz të artit mblidhen për t’i uruar festën artistit të madh të Shqipërisë, muzikantit Avni Mula. Me sytë e përlotur nga supriza, Mula i shoqëruar nga e bija e cila ishte ideatorja e kësaj surprize, hyri në ambjentin ku do të mbahej festa, ku u prit me duartrokitje, ndërkohë që në sfond dëgjohej kënga e ditëlinjdes. Ne vazhdim do t’ju sjellim foto dhe video të tjera nga festa. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
1305 Views