Ira qenka në muajt e fundit, si e fshehu nën fustan gjithë këtë bark?
Thashethemet për shtatzëninë e Irës, bashkëshortes së Gaz Pajës, dolën menjëherë pas dasmës. Ira i pohoi në një farë mënyre gjatë një përgënjeshtrimi të një gazete, por foto të tjera që pas atyre të dasmës nuk kishim parë.

Tani që po e shohim dhe po vëmë re që barku i saj qenka aq i madh sa duket në muajt e fundit të shtatzënisë, një gjë na bën çudi: ku e paska fshehur gjithë atë bark nën fustanin e nusërisë, se nga dasma s’kanë kaluar veç pak javë?

Po të gjykosh nga nga pamja, nuk është çudi që bebi të vijë shumë shpejt në jetë dhe ndërkohë që e presin çifti është duke e kaluat pushime të gjata në Dhërmi, mes shumë miqsh e të ftuarish në hotelin e tyre dhe Ira duket vërtet në formë.
