Iris Luarasi humb babanë, mesazhi prekës i pedagoges së njohur: “Sot engjëjt të thirrën lart”

Pedagogia e njohur e gazetarisë, Iris Luarasi ka humbur babanë e saj. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Luarasi ndan një mesazh prekës, ku kujton me dashuri të atin e ndjerë.

“Nëse do mundeshim të kthenim kohën pas e të dëgjonim edhe njëherë zërin tënd, do të të thoshim se ti ishe babai më i mirë nga të gjithë e askush nuk mund ta zërë vendin tënd”, shkruan ndër të tjera pedagogia në mesazhin e saj.

Postimi i Iris Luarasit

Asnjë nga ne të dashurit e tu, sot nuk e besonte se sot Zoti do të thërriste pranë vetes e ne mëngjesi do të na gjente pa ty. I dashuri e mentori ynë, na ke thyer zemrën e një pjesë e shpirtit tonë sot udhëton me ty. Aty ku ka dhimbje të madhe, ka dashuri të madhe e ne do na mungojë buzëqeshja jote, të qeshurat e tua, e mbi të gjitha prania jote.

Sot ëngjëjt të thirrën lart se kuptuan atë që ti po kaloje e që na kishe porositur se nuk do doje të vuaje. Luftojmë të gjithë sot me dhimbjen tonë, se të gjithë të donim këtu e të rrije pak më shumë me ne. Nëse do mundeshim të kthenim kohën pas e të dëgjonim edhe njëherë zërin tënd, do të të thonim se ti ishe babai më i mirë nga të gjithë e askush nuk mund ta zërë vendin tënd.

Duke respektuar rregullat familjarë të afërt ju njoftojmë se përcjellja e babit bëhet sot në orën 14:00 nga Funeral Alba 2000 për në varrezat e Sharrës.

Për shkak të situatës do presim në orar të kufizuar ditën e martë nga ora 10:00 deri ne 13:00 dhe 17:00 deri në 19:30 tek Hotel Rogner. Mirëkuptojmë çdokënd që nuk e ka mundësinë.

Share With:
Translate »
534 Views