Irlanda fillon procesin e vaksinimit për fëmijët e grupmoshës 12-15 vjeç
Të gjithë fëmijët e moshave 12-15 vjeç do të kenë akses në vaksinat anti-COVID duke filluar nga muaji gusht në Irlandë. Vendimi u publikua ditën e sotme nga Ministri i Shëndetësisë në Dublin, Stephen Donnelly.
Plani i qeverisë irlandeze është që të përdoren dy doza anti-COVID të kompanive Pfizer dhe Moderna për këtë grupmoshë, por paraprakisht do të jetë i nevojshëm konsensusi me shkrim i prindërve për të administruar vaksinën.
“Adoleshentët sakrifikuan shumë përgjatë pandemisë së COVID-19 dhe ne duhet të jemi krenarë për mënyrën sesi ata e përballuan krizën. Tani ata meritojnë të jenë të mbrojtur”- ka shkruar në rrjetet sociale Paul Reid, Këshilltari i qeverisë irlandeze për Shëndetin.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Agjencia Europiane e Barnave dha dritën jeshile për përdorimin e vaksinave “Moderna” për fëmijët mbi moshën 12 vjeç dhe disa shtete të BE si Belgjika dhe Finlanda kanë njoftuar se procesi i vaksinimit për këtë grupmoshë do të fillojë brenda verës për të lejuar nisjen e vitit shkollor me imunizim të lartë të nxënësve.
Tiranapost.al