Ish banorët e BB7 na prezantojnë me vogëlushen e tyre
Fatjoni dhe Matilda e Big Brother 7 janë tashmë prindër të një vajze. Çifti ka zgjedhur emrin Evelyn për vogëlushen. Por shikoni sa është rritur Evelyn. Matilda ka publikuar disa foto të saj ku këtë herë nuk i ka fshehur fytyrën. ‘4 muaj jete.mrekullia me e madhe ne jete!na mjafton vetem te shohim te rritesh e lumtur dhe as gje tj ne kete bote ska me rendesi per ne.faleminderit zot’ ka shkruar ish banorja krah fotove të vogëlushes së saj. Matilda dhe Fatjoni janë një nga çiftet më simpatike dhe që mbeti gjatë në kujtesën e publikut shqiptar. Ata u bënë pjesë e Big Brother 7, por hynë si një çift i vërtetë, që për shkak të mërgimit e kishin jetuar dashurinë e tyre në distancë. Dy ish banorët kanë tashmë një famije të bukur dhe duket se i janë dedikuar me kohë të plotë ritjes së saj.