Ish-banorja e Big Brother Albania dhe e motra ndajnë pritjen e fëmijëve së bashku

Shtatzënia e saj u bë lajm në media kohë më parë, siç edhe u tha që ishte në një histori me ish-banorin e BB. Megjithatë asgjë nuk është më e sigurt sesa një foto, ku duket barku i rrumbullakosur në prag të lindjes.

Banorja e Big Brother 5, Klaudja Veseli ka ndarë një foto familjare për festa ku gjëja që tërheq më shumë vemendjen është barku i saj. Pranë Klaudias ndodhet partneri, Arsim Berisha, një personazh gjithashtu i njohur, sepse dhe ai, si Klaudia, ka qenë në shtëpinë e BB, por një vit pas saj.

Nëse shumë çifte e kanë gjetur dashurinë brenda shtëpisë, Klaudja dhe fotografi nga Kosova, janë njohur jashtë shtëpisë dhe tashmë kanë një histori të konsoliduar. Ata presin të bëhen prindër të një djali së shpejti, të paktën siç kuptohet nga komentet në faqen e Klaudjas.

Çifti i ka kaluar Krishtlindjet në Itali dhe në foton e publikuar kanë marrë shumë urime për fëmijën, por ai nuk do të jetë i vetmi që do të vijë në familje në muajt e ardhshëm. Edhe e motra e Klaudias është shtatzënë.

Ato kanë publikuar një foto para disa muajsh ku kanë treguar barkun, i Klaudjas është më i madh, ndërsa i Rominës, pak më i vogël.

Me siguri, këto kanë qenë Krishtlindjet më të bukura të familjes së tyre!

Share With:
Translate »
1024 Views